Në Luftë Hibride - Burim Ramadani
Në Luftë Hibride - Burim Ramadani
Autori Burim Ramadani ka karrierë të gjatë në sektorin e sigurisë kombëtare dhe politikat e mbrojtjes. Libri është kombinim i kujtimeve, teorisë dhe publicistikës në fushën e sigurisë kombëtare e ndërkombëtare. Po ashtu, autori paraqet parashikimin e zhvillimeve të sigurisë në dhjetë vitet e ardhshme në Kosovë, rajon dhe në çështjet kryesore aktuale të sigurisëglobale.
Libri është redaktuar nga Gjon Culaj, PhD; ballina është përgatitur nga Rilind Kuçi; realizimi kompjuterik është bërë nga Endrit Aliu; është botuar nga Shtëpia Botuese BLENDI në Prishtinë.
Libri “Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë2018-2022” është libri i tretë i autorit Burim Ramadani, i cili paraprakisht ka publikuar librin “SHTETI I KOMUNITETEVE: në zbatim të modelit Ahtisaari” (ZËRI: 2009), dhe librin “TRANSIT” (Zeroprint: 2014).